Abdylhamidi II njihet si sulltani i fundit i madh, i cili arriti të mbajë gjallë Perandorinë Osmane për rreth tre dekada mes dallgëve të shumta anti Portës së Lartë. Këtë të fundit e pranon edhe albanologu Franc Nopça në veprën e tij “Udhëtime nëpër Ballkan”, kurse shumë osmanistë atë e paraqesin edhe si Sulltanin më të madh të të gjithë kohërave – pasi askush në kushtet e tij nuk do mund të mbizotëronte aq gjatë.
Por si funksiononte politika e tij me të huajt?
Në marrëdhëniet ndërkombëtare Sulltan Abdylhamidi kishte një mentalitet skepticizmi dhe miqësie e armiqësie të matur.
Njëherë Ferit Pasha i tha të birit se Abdylhamidi ishte shprehur kështu: “Njeriu i qytetëruar duhet ta dallojë mikun nga armiku dhe të dy t’i trajtojë njësoj. Armiqësia e hapur ndaj armiqve nuk është punë e mençur. Po ashtu edhe besimi i tepërt tek miqtë është veçse budallallëk. Ne do të dukemi gjithnjë miq të Anglisë, por do të jemi të vetëdijshëm edhe për ndjenjtat, mendimet dhe politikën e saj!”*
Ide e shkurtër, përtej emocionales, pragmatizëm po jo deri në qëllimi arsyeton mjetin./Foldrejt.com
*Tansu, Madalyonun Tersi, 9