Kryeministri grek Aleksis Cipras ka porositur nga kryeqyteti i rajonit grek Makedonia, Selanik, se i qëndron pas Marrëveshjes së Prespës.
Ai këto deklarata i bërë në një tubim që kishte me simpatizantët e partisë Syriza. Ai shtoi se përfundimi i kontestit të emrit me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe përfundimi i programit reformator dhe i kursimit, janë dy arsye të fuqishme për ngritjen e Greqisë në fuqi rajonale.
Pak ditë më parë në një tubim të partisë së djathtë greke Nie Demokratia, u kritikua marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke u akuzuar Ciprasi se shiti “Maqedoninë” te fqinjët veriore.
Historia e Maqedonisë së lashtë, pretendohet për t’u përvetësuar si nga grekët ashtu edhe nga sllavo-maqedonasit./Foldrejt.com