Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar kthimin e menjëhershëm në Kosovë të ambasadorit në Kroaci, Martin Berishajt, pas dyshimeve për përfshirje në një skandal me pastrim parash.
Çitaku me anë të një statusi në facebook, i ka reaguar edhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e cila sot në një konferencë për media se nuk mund ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj bazuar vetëm në spekulime.
Mirëpo, këtu nuk është pajtuar Çitaku, e cila ka thënë se shkarkimi nuk mjafton dhe se miliona euro në kesh nuk janë fjalë.
“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë.
Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëhere.”, ka shkruar Çitaku në facebook./FolDrejt/