Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mosreagim ndaj situatës së fundit me përmbytjet në disa komuna të Kosovës.
Duke përmendur gjendjen e rënduar në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë dhe Istog, Çitaku i ka kërkuar presidentes Osmani që ta thotë ndonjë fjalë, sepse edhe këta janë qytetarë të Kosovës.
“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.
Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata.”, ka thënë Çitaku, duke shpresuar në mobilizimin e institucioneve për t’u ardhur në ndihmë financiarisht banorëve të prekur nga këto vërshime./FolDrejt/