Hillary Clinton (71) sipas një komenti të medias amerikane „Wall Street Journal“ do kandidojë përsëri për kryetare e SHBA në 2020 – dhe ajo do kryejë një fushatë zgjedhore mes demokratëve, shkruan foldrejt.com.
Përpara dhjetë vjetësh Hillary Clinton (71) humbi zgjedhjet kundër Barack Obamës, ndërsa në zgjedhjet e fundit humbi kundër Donald Trump.
“Po, Hillary do kandidojë edhe njëherë për presidente e SHBA dhe partia e saj do e nominojë,” thanë dy komentuesit Mark Penn dhe Andrew Stein për prestigjiozen „Wall Street Journal“. „Bëhuni gati për Hillary 4.0“.
Sipas tyre Clinton nuk e lejon veten të mbyll karrierën politike pas humbjes me një amator si Trump. Ajo do tentojë herën e katërt për të luftuar deri në fund.
Andrew Stein ishte figura qendrore e demokratëve në Nju Jork, kurse Mark Penn është analist amerikan i cili mes 1995 dhe 2008 punonte për ish presidentin Bill Clinton dhe më vonë këshilloi ministren e jashtme Hillary.
Hillary Clinton do kandidojë kësaj here si më liberale nga zgjedhjet kundër Trump dhe do përvetësojë fushatën #metoo. Sipas një ankete 75 përqind e demokratëve mbështesin rikandidimin e saj.
Vlen të rikujtohet se Hillary Clinton gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë 2012, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë, tha se SHBA do jetë mike me shqiptarët edhe për qindra vjet të tjerë.