fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

    Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

    IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

    Dhjetë aeroplanë kinezë fluturojnë mbi vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit

    Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit

    Ursula von der Leyen kandidon për kreun e ri të NATO-s, Britania nuk e mbështet

    15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Mehaj bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e nesërm: Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vë njolla askush

    Xi Jinping: Marrëdhëniet me Singaporin vendosin një pikë referimi për rajonin

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Manchester City përballet me një pengesë të madhe në garën për Rafael Leãon

    Liverpool përballet me konkurrencë nga Real Madrid për Mount

    Real Madridi synon të blejë Paulo Dybalan

    Kaq duhet të paguajë Arsenali për të nënshkruar me Raphinhan

    PSG e dëshpëruar për të vazhduar kontratën e Messit

    Arteta dëshiron të nënshkruajë me Ansu Fati

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home LAJME

Corona dhe virologët gjermanë: Nga dashuria në urrejtje

2 vjet më parë
in LAJME, BOTA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Që nga shpërthimi i pandemisë së Coronës në pranverën e këtij viti, miliona gjermanë e njohin emrin e Christian Drosten, kryevirologut të Charite në Berlin dhe përkohësisht edhe këshilltar i qeverisë gjermane. Edhe emra të tjerë profesorësh gjermanë janë bërë shumë të njohur për publikun duke hyrë në kujtesën kolektive: Hendrik Streeck, Alexander Kekulé, Sandra Ciesek dhe Marylyn Addo, për të përmendur disa prej tyre.

Por fama ka edhe anën e saj të errët. Gjithnjë e më shpesh shkencëtarët bëhen objekt fyerjesh e sulmesh në internet. Këtë javë u kthye në trend në twitter një hashtag #SterbenmitStreeck – që do thotë të vdesësh me Streeck, virologun gjerman. Në një emision virologu i njohur gjerman tha, se ai e sheh si të pakuptimtë të flasë për shifrat e të vdekurve në lidhje me virusin Corona. Për shumë përdorues të twitterit kjo fjali tingëlloi mjaft cinike. Streeck u shpreh mjaft i shokuar pas këtij reagimi në mediat sociale.

Lexoni edhe..

Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

Porosit Web Porosit Web

Kushdo që del në publik duhet të përgatitet edhe për kritika, thotë psikologja dhe autorja Pia Lamberty, profesore e Universitetit, Johannes-Gutenberg për DW. Por hashtgatun për virologun Streeck ajo e cilësoi si „pa shije ».

Deutschland Berlin | Coronavirus | Querdenken-Protest

Corona e bëri Drosten yll mediatik

Por më shpesh në qendër të kritikave vihet virologu gjerman, Christian Drosten. Si një nga ekspertët më të vlerësuar në fushën e tij, me një podcast të prodhuar për televizionin NDR, Drosten u bë i njohur në të gjithë Gjermaninë, dhe gati u kthye në figurë kult. Ekspertja, Pia Lamberty flet për një „mbilartësim” dhe një „imazh super-heroi”.

Drosten u bë kaq i njohur, sepse ai për një kohë këshilloi edhe kancelaren Merkel gjatë pandemisë. Në rolin si këshilltar i politikës, ai dhe virologë të tjerë vendosen në shënjestër të kritikave e sulmeve. Mjaft i njohur u bë rasti i „Bild” që publikoi një artikull: „Metoda të dyshimta: Studimi i Drosten për fëmijët infektues me gabime të rënda.” Gazeta jo drejtpërdrejt akuzoi Drosten për një axhendë të fshehtë dhe metoda jo shkencore. Drosten më pas publikoi në twitter kërkesën e „Bild”, që i linte vetëm një orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve. Më vonë Këshilli Gjerman i Etikës së Shtypit publikoi një qortim zyrtar për gazetën për „disa shkelje të rënda të detyrimit gazetaresk për kujdes e saktësi.” Kurse në fund të gushtit në një pllakat të demonstruesve kundër masave kufizuese të Coronës paraqitej politikani socialdemokrat dhe ekspert i shëndetësisë, Karl Lauterbach në veshje të burgosuri. Virologët janë kthyer në imazhin e armikut për teoricienët konspirativë dhe skenën e „mendimtarëve lateralë (Queerdenker”, kritikë të masave të Coronës.

Për shkak të rritjes së rëndësisë të virologëve, ata perceptohen si shumë të fuqishëm, si palë e „atyre atje lart”. Sulmet kundër lirisë së shkencës janë shumë shqetësuese, sepse ajo është një nga shtyllat e rëndësishme të demokracisë, kritikojnë ekspertët.

Shpifje dhe kërcënime për vrasje

Sidomos në internet vihet re një rritje e gjuhës së urrejtjes, thotë Katja Schrickel nga grupimi #ichbinhier, iniciativa më e madhe gjermane kundër gjuhës urrejtjes në mediat sociale dhe komunikimit konstruktiv në internet. Kufiri i vetëpërmbajtjes në mediat sociale është ulur së tepërmi, sepse për një kohë të gjatë „përleshja” digjitale u tolerua nga politika, është e mendimit Schrickel. Ajo kritikon që edhe paraqitja në mediat sociale e disa mediave moderohet pak ose shumë pak. Kjo krijon mundësi për gjuhën e urrejtjes, thotë Schrickel.

Bonner Virologe Hendrik StreeckVirologu Hendrik Streeck

Sipas Pia Lamberty nuk ka të dhëna studimore për përmasat e gjuhës së urrejtjes dhe mobingut në internet për shkencëtarët. Por problemi është mjaft i dukshëm. „Mjafton të shohësh një tweet që poston Christian Drosten dhe e shikon se si sulmohet.”

Drosten, por edhe politikani socialdemokrat, Lauterbach, si ekspertë të Coronës kanë marrë edhe kërcënime për vrasje. Në fillim të prillit, Drosten madje mendoi të tërhiqej plotësisht nga dalja në publik. Në një intervistë për Deutschlandfunk, ai tha se del nga „shtëpia ashtu që të mos njihet që në vështrimin e parë.” Ai është shprehur, se është sulmuar edhe në publik. „Nëse e ke përjetuar këtë, ndjehesh fillimisht i pasigurtë.”

Në një kohë që virologët gjermanë gëzojnë një emër të mirë. Drosten për shembull është i njohur në shkallë ndërkombëtare pasi në vitin 2003 ndihmoi që të deshifrohej virusi SARS dhe me kolegët e tij në Charite ai zhvilloi testin e parë të Coronës.

Pia LambertyPsikologja, Pia Lamberty

Mbrotje për virologët në krizën e Coronës?

„Unë e vlerësoj shumë që virologët iu drejtuan publikut dhe u përpoqën të bindnin shoqërinë”, thotë Katja Schrickel. Edhe Pia Lamberty mendon, se duhet të jemi „shumë mirënjohës” për punën sqaruese të tyre gjatë pandemisë. Për të është shqetësuese që shkencëtarë të rinj kanë frikë të shprehen publikisht nga pasojat. „Shkenca ka edhe detyrën që të komunikojë me publikun. Dhe ky kufizohet pastaj, kur të duhet të vrasësh mendjen për sigurinë tënde.”

Katja Schrickel thotë, se është shokuese, se me sa shumë urrejtje përballen shkencëtarët këto kohë. Me fyerjen e politikanëve njerëzit janë mësuar, por jo me këtë mënyrë veprimi ndaj shkencëtarëve. Akoma më keq, sipas Schrickel, është kur, zemërimi shpesh nuk ka të bëjë aspak „me disiplinën shkencore”, por thjesht lidhet me „poshtërimin personal”. Por sipas iniciativës #ichbinhier, problemi i gjuhës së urrejtjes në internet „nuk është i veçuar”, dhe nuk prek vetëm shkencëtarët. „Në varësi të temës polemizuese, ajo mund të prekë këdo”, thotë Katja Schrickel.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kompania gjermane zhvillon ilaçin kundër COVID-19

Lajmi tjetër

Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë

Të ngjajshme

LAJME

Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

1 Prill, 2023
LAJME

Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

1 Prill, 2023
BOTA

IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

1 Prill, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM