Virusi Covid19 erdhi në botë edhe si opozitari më i madh i qeverive të korruptuara dhe nxori në pah shëndetësinë jofunksionale jo vetëm në shtete të pazhvilluara, por edhe ato perëndimore. Këtu ka një përjashtim, Gjermania, e cila ka habitur botën: atje ka shumë të infektuar me Covid19, megjithatë shumë pak vdekje. Pse, vallë?
Një krahasim nga Johns Hopkins Universität: Numri i të infektuarve me Covid19 në Itali është dyherë më i madh sesa në Gjermani, megjithatë, numri i të vdekurve është njëzet herë më i madh.
Si arsye e parë, theksohet se Italia dhe Spanja shumë vonë morrën masa për ta parandaluar epideminë. Në Spanjë dhe Itali ka pasur shumë raste të pazbuluara me Covid19, derisa çështja doli nga kontrolli.
Arsyeja e dytë, duke mos kryer shumë teste për të dyshuarit me infeksion, shumë të rinj e kanë kaluar virusin pa simptoma ose me simptoma të lehta. Por këto të rinj kanë infektuar shumë të tjerë, veçanërisht të vjetrit, që më pas e kanë pasur probleme të mëdha shëndetësore.
Në kohën kur mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani është 45 vjet, në Itali kjo është 63 vjet. Gjithashtu, një shembull tjetër i mirë është Korea e Jugut, ku vetëm nëntë përqind e të infektuarve janë mbi 70 vjet, kurse në Itali kjo shifër kap mbi 40 përqind.
Në Gjermani, vetëm 19 përqind e të infektuarve ishin mbi moshën 60 vjeçare (në Gjermani nuk merret parasysh mosha 70 vjeçare), kurse më shumë se gjysma ishin të moshave 35 deri 59.
“Në Gjermani ka një strategji agresive të testeve për Covid19, andaj atje ka shumë persona me Covid19, që e kalojnë me simptoma shumë të lehta, por kjo ka ndihmuar për të ditur situatën reale. Zjarri nuk mund të shuhet me sy mbyllur,” përcjell foldrejt.com, mendimin e universitetit gjerman.
Arsyeja e tretë, është shëndetësia. Në raste epidemish, tre faktorë duhet të plotësohen: numri i madh i shtretërve intensivë, numër të madh të veshjeve mbrojtëse dhe numër të konsiderueshëm të personave të kualifikuar në repartet intensive.
Italia me 60 milion banorë ka vetëm 5000 shtretë intensivë. Ky numër është shtuar pas epidemisë. Britania e Madhe me 66 milion banorë ka 4100 shtretë intensivë, kurse Gjermania me 80 milion banorë ka 28 mijë – kurse ky numër tashmë është dyfishuar.
Pikërisht kjo tashmë ka sjell rezultate mbresëlënëse për vendin gjerman: në kohën kur në Itali përqindja e vdekshmërisë prej Covid19 është 9.3 përqind, në Gjermani kjo shifër është 0.4 përqind. Në Korenë e Jugut dhe Singapur, gjithashtu shifrat janë të vogla me një përqind dhe 0.3 përqind gjëgjësisht. Në Zvicër është 0.9 përqind, kurse në Iran, Spanjë dhe Angli janë 7.8 përqind, 6 përqind dhe 4.9 përqind respektivisht.
Në botë vdekshmëria nga Covid19 ka arritur në 4.3 përqind. Për më shumë shihni infografikun e mëposhtëm./Foldrejt.com
In