Ish partia qeveritare austriake dhe një nga tre partitë më të votuara në Austri, FPÖ, kërkon që me Kosovën të mos liberalizohen vizat dhe as të mos integrohet në BE, informon foldrejt.com.
“BE nuk ka nevojë për import të strukturave mafioze, korrupcionit dhe konflikteve historike,” tha Harald Vilimsky, pjesëtar i partisë populliste austriake në Parlamentin Europian. Ai shtoi se BE nuk ka nevojë për shtete si janë të njohura për trafikimin e drogës, organeve njerëzore dhe kriminalitetit.
Këto deklarata të partisë populliste janë të njohura për Kosovën dhe për shqiptarët. Është pikërisht ajo parti, liderët e së cilës kanë dhënë dorëheqje për korrupsion dhe që takohen me kriminelët e shekullit të XX, Ratko Mlladic dhe Karaxhiq. Por fatkeqësisht, këto forca janë shtuar në Bashkimin Europian, duke shtuar edhe lobin anti-shqiptar në mes tyre./Foldrejt.com