Duke folur për vendimin e Grenadës, i cili hoqi njohjen e Kosovës, Daçiç thotë se ky është një tjetër rezultat i madh.
Perëndimi i kërkon nga Serbia që të pezullojë veprimtarinë diplomatike që prek shtetet që e kanë njohur Kosovën për ti bindur ata që të anulojnë njohjen e Kosovës, për shkakun se ky veprim prish dialogun tonë me Prishtinën, shkruan Al Jezeera Balkans dhe përcjell Foldrejt.com.
“Pala shqiptare është ankuar për mua te perëndimorët, dhe Perëndimi na kërkon që ta ndërpresim këtë aksion sepse kjo irriton shqiptarët dhe si e tillë dëmton dialogun, ndërsa në anën tjetër, lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare është i mirë dhe përshëndetet nga Perëndimorët”, tha Daçiçi për Novosti.
Anëtarësimi i Kosovës në Interpol
Duke folur për vendimin e Grenadës, i cili ka tërheq njohjen, ai thotë se “ky është një tjetër rezultat i madh jo vetëm në ngadalsimin e pavarësisë së Kosovës, por në kuptimin se problemi mes tyre mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, dhe jo, siç e konsideron Kosova, një veprim tashmë i zgjidhur”.
“Votimi për anëtarësimin e tyre në Interpol do të vërtetojë se kjo çështje nuk është zgjidhur akoma dhe se lista e Prishtinës që ka të bëjë me numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën është e rreme. Sepse, në bazë të shteteve që kanë njohur Kosovën atëherë i bie që ajo do pranohen në Interpol pa problem, por unë mund tju garantoj se kjo ska për të ndodhur”, tha Daçiç.
Me rastin e komenteve nga Prishtina se tërheqja e njohjes së Kosovës nga Granada dhe Dominika nuk është e saktë, Daçiq përgjigjet:
“Nëse Kosova me të vërtetë mendon se jam duke gënjyer, le të shohim se kush do të votojë për ta”.