Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se i ka thënë këshilltarit të lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, se nuk ka njeri në Serbi që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajon, Serbi dhe Kosovë, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Daçiq tha për televizionin Prva se po ashtu ka theksuar se Serbia është e gatshme për dialog, por se është e qartë se cilat janë vijat e kuqe.
Ai shpjegoi se ato rreshta janë se nuk ka rinegociim të Unionit të Komunave Serbe, se Serbia nuk dëshiron as drejtpërdrejt e as indirekt të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk do të lejojë pogromin e serbëve në Kosovë dhe se është obligim i KFOR-it për të garantuar sigurinë./FolDrejt/