Futbollisti brazilian Dani Alves është nën hetim për shkak të akuzave për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Spanjë dhjetorin e kaluar, njoftoi sot Gjykata e Lartë në Barcelonë, transmeton “Hina”.
Futbollisti brazilian ka mohuar më parë të gjitha akuzat. Në njoftimin e gjykatës thuhet se procedura u hap “për shkak të kallëzimit të paraqitur nga një grua për një sulm seksual të dyshuar që ndodhi në një klub nate në Barcelonë në dhjetor të vitit të kaluar”.
Në deklaratë nuk thuhej se ishte Alves, por një zëdhënëse e gjykatës konfirmoi për Reuters se futbollisti brazilian është objekt hetimi. Ajo tha se e gjithë çështja është nën hetim, por shtoi se gjykata nuk ka më informacione, transmeton Fol Drejt.