Veterani brazilian i futbollit Dani Alves u shkarkua nga meksikani Pumas Unam, pasi u ndalua në Barcelonë me akuzën për sulm seksual.
Alves u akuzua nga një grua se e kishte sulmuar atë në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësi i djathtë 39-vjeçar me përvojë, lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit me 43 tituj, ka luajtur gjatë karrierës së tij për Bahia, Sevilla, Barcelona, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Sao Paolo./FolDrejt/