Të hënën e sotme (17 dhjetor) ndodhi një nga dëbimet masive drejt Ballkanit Perëndimor që ndodhën në tre herë brenda dhjetorit, shkruan foldrejt.com. 22 persona me aeroplan Charter u dëbuan drejt Kosovës, prej të cilëve shtatë ishin fëmijë deri në 14 vjet.
Të hënën e kaluar 10 dhjetor u dëbuan 29 persona drejt Shqipërisë. Gjashtë ishin fëmijë të moshave deri 14 vjet, shkruan rdl.de.
Të mërkurën 19 dhjetor duhet të ndodhë edhe një riatdhesim i azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani. Kësaj here fluturimi do jetë drejt Serbisë dhe Maqedonisë. Aeroplani do nis në ora 12.15 nga Baden-Airpark. Azilkërkuesit e refuzuar janë sjellur me polici deri në aeroport.
Në rast se të refuzohet azili në Gjermani, atëherë duhet të largohesh vetë drejt vendlindjes. Në rast të kundërt, policia gjermane ka të drejtë në mes të natës të vijë në shtëpinë tuaj dhe me dhunë t’u arrestojë dhe t’u dërgojë drejt aeroportit, nga ku më pas niset fluturimi drejt vendeve nga ku kanë ardhur./Foldrejt.com