Dy shtetas shqiptarë janë dëbuar nga Gjermania, pasi ata kishin qëndruar në zonën Shengen më shumë sesa norma e lejuar, shkruan media gjermane pnp.de. 30 dhe 39 vjeçari u kontrolluan të enjten në një veturë pranë rrethit të Vilshofen.
Normalisht shtetasit e Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të qëndrojnë tre muaj në zonën Shengen, kursa dyshja shqiptare kishte vulën hungareze prej në mars, përcjell foldrejt.com. Pasi u arrestuan, Zyra Federale për Emigracion dha urdhër për dëbimin e tyre drejt Shqipërisë./Foldrejt.com