Guvernatori i landit austriak Oberösterreich, Thomas Stelzer, ka kërkuar që t’u hiqet pasaporta austriake të gjithë personave që shfaqin simpati për ISIS. Kjo deklaratë e tij vjen pas paralajmërimit të portalit Foldrejt.com, ku në 3 nëntor 2020, shkruanim se masakra e Vjenës “mund të përbëjë pretekst për Austrinë, që të zhvleftësojë nënshtetësitë ndaj personave me rekorde kriminale”.
Sot, e enjte, Stelzer ka thënë se metoda e marrjes së nënshtetësisë duhet të ndryshojë.
“Këtu duhet të bëjmë përshtatje imediate. Kush bëhet pjesë e ndonjë shoqate terroriste dhe ka nënshtetësi të dytë, duhet menjëherë ti merret nënshtetësia austriake,” tha Stelzer, shkruan heute.at, përcjell foldrejt.com. Poashtu, “kush mbështet terroristët e huaj, nuk kanë të drejtë për nënshtetësinë tonë.”
Gjithsesi vlen të theksohet se masakruesi i Vjenës, është radikalizuar në Austri, pavarësisht se origjinën e ka nga Maqedonia e Veriut./Foldrejt.com
Terroristi i Vjenës është nga Maqedonia, kishte paralajmërime