Dea Preniqi – studente e shkencave politike pranë UBT – Prishtinë
Që nga pavarësia në vitin 2008, asnjë qeveri në Kosovë nuk e ka përfunudar , një mandat të plotë. Kjo ka quar drejt e tek shqetësimet rreth stabilitetit politik dhe konsolidimit demokratik të Kosovës. Por, në kundërshtim me përceptimet e përgjithshme qeverite e Kosovës janë relativisht të gjata. Qeveria e Kosovës që nga viti 2008 bënë pjesë në grupin e qeverive më jetëgjata në krahasim me demokracitë parlamentare evropiane.Demokracia në Kosovë është akoma e brishtë .Arsyeja konkrete se pse demokracisë është akoma I brishtë është se si funksionojnë partitë politike brenda vetës së tyre.Këto parti politike funksionojnë për me e marrë pushtetin.
Sistemi I demokracisë, mendësia e demokracisë, praktikat e saj brenda partive politike janë shumë larg nga parimet demokratike. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar te cilet e kanë si synim të zhvillojnë një demokraci të mirëfilltë,por deri tani akoma nuk është arritur niveli I duhur I demokracisë.Kosova si shtet funksionon në bazë të Planit të Ahtisarit,pra një plan specifik në baz të të cilit është shpallur edhe pavarësia e shteti tonë.Sipas këtij plani Kosova pra është një shtet I pavarur e demokratik,por me kompetenca të kufizuara dhe e mbikqyrur nga faktorët ndërkombëtar.Si shoqëri ne duhet të ndryshojmë,të jemi më optimistik dhe të kontribojmë më shumë për vendin tonë.