Dëmtimi i rëndë i një nënstacioni të tensionit të lartë në rajonin e Ukrainës Odesa shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytetin e atij rajoni, tha sot kryeministri ukrainas Denis Shmyhal.
“Situata është e vështirë, shkalla e dëmit është e konsiderueshme, është e pamundur të rivendoset shpejt energjia, veçanërisht në infrastrukturën kritike”, shkroi Schmihal në Telegram, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se stacioni i transformatorit ishte dëmtuar nga sulmet me raketa ruse disa herë më parë./FolDrejt/