Dënohet me burg biznesmeni më i pasur serb

 

Biznesmeni serb Miroslav Miskovic i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Miloshevicin dhe qeverinë e mëpasme demokratike është dënuar me burg nga një Gjykatë, për shkak të shmangies së tatimeve, shkruan foldrejt.com. Përveç dënimit me 2.5 vjet burg, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 77 mijë dollarësh. Lajmi ka bërë bujë edhe te mediat gjermanofone si “SRF.ch”.

 Krahas njërit ndër personave më të pasur serb Miskovic, është dënuar edhe djali i tij Marko me një vjet burg shtëpiak dhe gjobë.

Vendimi nuk është i plotëfuqishëm, pra biznesmeni serb mund ta ankimojë edhe njëherë çështjen. Miskovic themeloi Delta Bank dhe Delta Holding në fillimet e pluralizmit, megjithatë prej kur ka ardhur në pushtet Aleksandër Vuciq ai ka pasur probleme./Foldrejt.com