“Është e papranueshme që në Britani të Madhe, muslimanët ende të diskriminohen”, porositën deputetët.
LONDËR (AA) – Një grup deputetësh të Britanisë së Madhe ka nisur një peticion që bën thirrje që islamofobia në këtë vend të shpallet një lloj i racizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta britanike “The Independent“ raporton se 53 deputetë britanikë i kanë bërë thirrje Qeverisë në Londër që të rishikojë definimin e islamofobisë.
Sipas tyre, islamofobia aktualisht është definuar si diskriminim kundër muslimanëve, për shkak se dhuna e shkaktuar nga islamofobia nuk është përfshirë në raportet mbi krimet e urrejtjes, dhe as nuk është diskutuar lidhur me këtë problem.
Deputetët në një apel drejtuar qeverisë, thonë gjithashtu se masa të gjera janë viktima të islamofobisë, dhe jo vetëm muslimanët që janë objektiv i drejtpërdrejt.
Ata kërkojnë që islamofobia të përkufizohet si një lloj racizmi kundër islamit dhe muslimanëve.
“Është e papranueshme që në Britani të Madhe, muslimanët ende të diskriminohen”, porositën deputetët.
Sipas raporteve zyrtare të qeverisë britanike, numri i sulmeve të urrejtjes në 5 vitet e fundit është dyfishuar, ndërsa numri i sulmeve në bazë të përkatësisë fetare është pesëfishuar. /aa.com.tr