Knut Abraham, deputet nga radhët e CDU-së, ka njoftuar se i ka shkruar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, për çështjen e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Më saktësisht këtij organi me funksion vendimmarrës në Këshillin e Evropës, ai i ka shkruar në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
“Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga ajo periudhë nuk ndodhi asgjë. Pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?!”, ka njoftuar Abraham.
8 months ago #Kosovo applied for membership to the Council of Europe. Since then nothing happened. Today I asked the Committee of Ministers when they are finally planning to refer Kosovo's application to the Parliamentary Assembly for an opinion! pic.twitter.com/XXkPCcHz2Q
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) January 16, 2023
Nga ana tjetër, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është mohuar të ketë dështuar anëtarësimi i Kosovës në KE./FolDrejt/