Visar Korenica, deputet i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, ka kritikuar përmbajtjen e emisionit Big Brother VIP Kosova.
Deputeti Korenica e ka quajtur Big Brother-in, emision jashtëzakonisht të rrezikshëm për shoqërinë kosovare.
“Si shoqëri jemi përgjegjës për çdo lloj vepre që krijojmë. Emisionet si Big Brother për mua janë jashtëzakonisht emisione të rrezikshme. Sepse liria është tejet e madhe e shprehjes së lloj-lloj veprimi që mund të ndikojë në shoqërinë tonë. Në televizionet tona mungojnë emisione që merren me teknologji informative, ka po prodhohet në Kosovë, çfarë kuadro po prodhohet?“
Ndër të tjera, deputeti Korenica ka theksuar edhe mungesën e emisioneve edukative e arsimore.
“Rinia jonë nuk sheh asgjë. Përparimet e shoqnisë tonë duhet të dalin në pah në televizionet tona, sesa emisionet që unë kam rezerva ndaj tyre. Shoqëria jonë të ketë sa më pak lajme toksike”, tha Korenica në televizionin Kanal 10, transmeton Fol Drejt.