Derisa sot pritet mbledhja e Grupit punues për vizat, me synim diskutimi të heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës, ka reaguar edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, Deliu ka shkruar se shpreson që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja do të marrin fund.
“Në Këshillin e Bashkimit Evropian, sot pritet të mblidhet Grupi punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.
Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të duhej të kemi datën e shumëpritur për vizat.”, ka shkruar Deliu./FolDrejt/