-Aspak, pak ose tepër venë, birrë, whisky – kjo i shqetëson shumë njerëz përgjatë përditshmërisë. Një studim i fundit tregon se qoftë edhe një sasi tepër e vogël e alkoolit sjell dëme në shëndet, shkruan magazina më e madhe gjermane “Der Spiegel”.
Ishte vërtetuar prej kohësh se konsumimi i tepërt i alkoolit sjell sëmundje të ndryshme – mes tjerash edhe diabetin dhe kancerin. Por pak analiza ishin kryer se sa litër alkool në ditë të sjell dëme në shëndet. Kësaj pyetje të rëndësishme i është përgjigjur një studim i publikuar nga “The Lancet”, ku kanë marrë pjesë 28 milion vullnetarë nga 200 shtete të botës.
Zbulimi i tyre është fascinues: qoftë edhe një sasi tepër e vogël e alkoolit mund të shkaktojë dëme shëndetësore. Më mirë është ta parandaloni krejtësisht.
Më konkretisht, flasin shifrat e mëposhtme:
-Në një vit, 100 mijë persona të moshave nga 15 deri 95 vjet nuk kanë pirë asnjë pikë alkool – prej tyre janë sëmurë ose lënduar 914 persona.
-Në një vit, 100 mijë persona të moshave nga 15 deri 95 vjet të cilët kanë pirë vetëm një gotë me alkool në ditë – prej tyre janë sëmurë ose lënduar 918 persona.
-Në një vit, 100 mijë persona të moshave nga 15 deri 95 vjet të cilët kanë pirë dy gota me alkool në ditë – prej tyre janë sëmurë ose lënduar 977 persona, kurse nëse pijnë pesë gota me alkool numri i të sëmurëve ose lënduarve rritet shpejt me 1252 sosh.
Sëmundjet më të shpeshta që paraqiteshin te konsumatorët e alkoolit janë: kanceri i mëlçisë, diabeti, epilepsia, sulmi në zemër, presioni i lartë i gjakut, kanceri kolorektal, tuberkulozi, vetë lëndimi dhe aksidentet e trafikut, përcjell foldrejt.com.
Me fjalë të pakta, nuk ka siguri dhe shëndet në konsumimin qoftë edhe të paktë të alkoolit.