Në 4 qershor 2019 sulmuesi Luka Jovic për 60 milionë euro ndryshoi klubin e Eintracht Frankfurt për Real Madrid.
Kjo duhej të ishte një biznes profitabil për klubin gjerman që bleu nga Benfica fillimisht Jovic 200 mijë euro si huazim, kurse më pas e pagoi vetëm pesë milion euro. Normalisht kishte arsye të jap pesë milion euro pasi në Bundesliga dhe Europa League Jovic shënoi 27 gola. Disa javë më pas ai u shit në Real Madrid për 60 milion euro, përcjell foldrejt.com.
Por çfarë duket si marrëveshja e shekullit, në fakt ka shumë prapaskena, mendon magazina më e madhe SPIEGEL. Pas saj qëndron agjenti i njohur nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani.
Sipas një marrëveshje mes Benficës dhe Eintracht, 70 përqind të shitjes së Jovic i merrte kjo e fundit, kurse 30 përqind të mbetura Benfica. Pra një përfitim i madh edhe për klubin portugez, që e ka quajtur konform rregullave ligjore të futbollit.
Por Spiegel thekson se bota e futbollit shpesh futet nëpër kanale të errta me talentët e rinj, ku milionat derdhen nëpër bankat e shteteve ishullore që kanë pak taksa.
Ngritja e Fali Ramadanit
Tashmë dihet se njëri ndër agjentët dhe këshilluesit kryesorë të botës së futbollit është Fali Ramadani i lindur në një fshat të Maqedonisë Veriore, por që prej kohësh ka jetuar në Berlin dhe ka edhe pasaportën gjermane – aty ka emrin e tij korrekt Abdilgafar.
Në Berlin ai fillimisht ka punuar si këshilltar për F.R.V. Sportmanagement GmbH, kurse më pas për Lian Sports GmbH. Hapi radikal i tij ndodhi verës 2012, kur me partnerin e tij Nikola Damjanac, një agjent futbolli nga Serbia, zhvendosën firmën drejt Maltës – për shkak të tarifave më të ulta.
Kush e ndihmoi Ramadanin në Lian Sport?
Perandoria e Fali Ramadanit në futboll do rritej falë një gjermani, Marc Rautenberg, rreth të tridhjetave, që ndihmoi Fali Ramadanin të punësohej në Lian Sport – me një rrogë bruto prej 200 mijë euro (1 shtator 2012) dhe përfitim prej dhjetë përqind për çdo kontratë me lojtarë.
Por sipas medias gjermane, përveç Lian Sport, janë krijuar edhe shumë firma tjera nëpër vende ishullore si Malta dhe Saint Kitts dhe Nevis me ndihmën e ekspertëve të Walters & Karrer, përndryshe të specializuar për strukturat e firmave off-shore.
Përmes këtyre firmave nëpër vendet ishullore Ramadani ka transferuar lojtarë me emër si Filip Kostic, Mijat Gacinovic dhe Marko Grujic.
“Ramadani shihet të jetë çelësi për transferet e talenteve më të mëdha të Ballkanit,” përcjell foldrejt.com. Lian Sport në bankën e kryeqytetit maltes Valleta ka katër konto me të cilat janë kryer dërgesa të majme nga bankat tjera europiane. E gjithë kjo për t’ju larguar taksave.
Më tutje media gjermane paraqet disa kontrata me gjashtë shifra që janë dërguar në agjencitë e Ramadanit, për “shikimet e talenteve në Ballkan”, për “provizione ndërmjetësuese si dhe për “shërbime” të një transferi.
Feli Ramadani
Për këto pagesa (të dyshimta) Fali Ramadani dhe miqtë e tij të lartëpërmendur nuk kanë dashur të komentojnë për SPIEGEL.
Por media më e madhe gjermane e mbyll ironikisht se në Mallorca Ramadani ka një villë “rreth pesë milion euro”, një veturë Aston Martin, si dhe një jaht me vlerë dyshifrore të milionit.
Por në fakt, shpesh biznesmenë të fuqishëm largohen nga një shtet për në një shtet tjetër, shkaku i taksave më të ulta. Kështu ka ndodhur dikur edhe me themeluesin e IKEA./Foldrejt.com