Kosova është e vogël me sipërfaqe dhe popullsi, por ka nxjerë shumë talente sportive. Krahas sporteve tjera, vendi i dardanëve po magjeps botën edhe me kërcimet ekstreme nga 22 metra lartësi në Urën e Fshejtë, që ngrihet mbi rrjedhën e lumit Drin të rrugës Gjakovë-Prizren në Kosovë. Aty çdo vit tubohen dhjetëra zhytës sypatrembur nga e gjithë bota dhe qindra njerëz që vinë ta ndjekin shfaqjen.
Në fotografitë e vitit që ka përzgjedhur magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”, krahas fotografive tjera është edhe sportisti Florid Gashi, i cili është fotografuar në momentin e kërcimit nga Ura e Fshejtë.
“Gashi fitoi vendin e parë në kërcimin tradicional mbi Urën e Fshejtë që mbahej për të 68-tën herë. Nga 22 metra ai dhe konkurrentët e tij zhyteshin në ujë,” përcjell foldrejt.com shkrimin e magazinës gjermane./Foldrejt.com