U largua nga Mynih, ra nga kategoria me Stoke, zemëroi shumë tifozë helvetë në KB: Xherdan Shaqiri ka lënë pas vitet e kaluara. Përpara duelit kundër Manchester City, shqiptari i Gjilanit është ndër lojtart udhëheqës të Liverpulit. Çfarë ndodhi?, pyet magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.
Ka shumë lojtarë që punojnë shumë vite seriozisht dhe përsëri nuk e arrijnë statusin e heroit. Kurse ka futbollistë, që vetëm pak minuta i duhen për t’u kthyer në një ikonë. Në këtë kategori bën pjesë Shaqiri, përcjell foldrejt.com.
Shaqiri u kthye në hero pas shënimit të dy golave kundër rivalit të “Kuqve” Manchester United në fitoren 3:1.
“Prej tani ju jeni kthyer në legjendë,” shkruante “Guardian”.
Deri tani Shaqiri ka qenë tetëherë titullar në Liverpul, por ka shënuar gjashtë gola. Shifra të jashtëzakonshme për një lojtar që vlen rreth 15 milion euro.
Trajneri i Liverpulit Jürgen Klopp e ka ndryshuar strategjinë e lojës pas sukseseve të Shaqirit dhe sonte ky i fundit do luajë kundër ish trajnerit Pep Guardiola.
Më tej Der Spiegel tregon edhe mos aktivizimin e Shaqirit kundër Yjve të Kuq të Beogradit, në fillim të nëntorit, duke qenë një sebep për humbjen e Liverpulit. Klopp kërkonte të shmangte anën armiqësore të tifozëve serbe se Shaqiri është “mjaft krenar që është i lindur në Kosovë.” Këtë e tregon edhe flamuri i Kosovës që e mban ai në atletet e tij, përcjell foldrejt.com.
Tashmë Shaqiri ka mundur të mposhtë konkurrencën e madhe në Liverpul dhe sipas gjitha gjasave, në të ardhmen ai do jetë titullar – duke lënë pas emrat si Georginio Wijnaldum ose Andrew Robertson./Foldrejt.com