Parlamenti kroat ka kaluar një ligj mbi të drejtat ose mbrojtjen e kroatëve në shtetet fqinje. Kjo tregon edhe njëherë se Kroacia po përzihet gjithmonë e më tepër në çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në artikullin e “Der Standard”.
Në zgjedhjet e fund tetorit në Bosnjë fitoi socialdemokrati Željko Komšić, kurse Kroacia mbështet radikalin e djathtë të HDZ, Dragan Čović. Ky i fundit ka deklaruar se do kthehet në institucionet boshnjake, vetëm nëse ndryshon kodi zgjedhor në Bosnjë – një kërkesë tepër e kushtueshme për shtetësinë e saj.
Kroacia në këtë formë përzihet në punët e brendshme të Bosnjës dhe nuk respekton Marrëveshjen e Daytonit, që e ka nënshkruar edhe vetë – atëkohë në kuadër të Jugosllavisë. Poashtu, kritika për këtë Kroacia ka marrë edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, duke e akuzuar se po ndihmon ekstremizmin në Bosnjë.
Kritika për Milorad Dodikun, por edhe për përzierjen e Kroacisë në Bosnjë ka ardhur nga një letër e shkruar prej tre përfaqësuesve të Komunitetit Ndërkombëtar dhe që ndihmuan në arritjen e marrëveshjeve gjatë luftrave të viteve 90-të: HR Paddy Ashdown, Christian Schwarz-Schilling dhe Carl Bildt./Foldrejt.com