Mediat gjermanofone vijojnë ti japin jehonë arratisjes dhe strehimit të Nikola Gruevskit nga Maqedonia në Hungari. Prestigjiozja austriake “Der Standard” shkruan se të gjithë shtetet nga ku ka kaluar e dinin se Nikola Gruevski ishte një “kriminel” dhe është e pakuptueshme nëse ata e kanë ndihmuar, përcjell foldrejt.com. Se ndokush e ka ndihmuar ka të bëjë edhe me atë se Gruevskit i “ishte sekuestruar pasaporta maqedonase”. Nëse është e vërtetë që Hungaria të paragjykuarit i ka dhuruar një dokument udhëtimi, tregon gjithashtu sesa ndikim ka Orbani mbi Ballkanin – një shenjë e tmerrshme.
Në fund media austriake shkruan se Gruevski dhe Orbani prej kohësh ishin kthyer në liderë kundër demokracisë liberale dhe vlenin si diktatorë të vegjël për shkak të kontrollit mbi mediat, drejtësinë dhe policinë./Foldrejt.com