Pas refuzimit kategorik të kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen e taksës dhe pas kërkesës së aleatëve tanë si SHBA-ja, Kosova ka gjasa të rrezikohet nga izolimi, i cili njëherësh mund të përcjell edhe pasoja tek qytetarët e saj. Por nëse Kosova detyrohet të heqë taksën dhe nëse kjo arrihet, atëherë aleatët dhe SHBA-ja do duhet ta forcojnë miqësinë me Kosovën.
Analistët politik dhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë, pavarësisht asaj se çfarë ndodh më pas.
Ata thonë se, institucionet e Kosovës e në veçanti kryeministrit Haradinaj, i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor dhe gjeti mënyrën më të mirë vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100 %.
Makolli: Është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje
Pas refuzimit kategorik të kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen e taksës dhe pas kërkesës së aleatëve tanë si SHBA-ja, Kosova ka gjasa të rrezikohet nga izolimi, i cili njëherësh mund të përcjell edhe pasoja tek qytetarët e saj. Por nëse Kosova detyrohet të heqë taksën dhe nëse kjo arrihet, atëherë aleatët dhe SHBA-ja do duhet ta forcojnë miqësinë me Kosovën.
Analistët politik dhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë, pavarësisht asaj se çfarë ndodh më pas.
Ata thonë se, institucionet e Kosovës e në veçanti kryeministrit Haradinaj, i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor dhe gjeti mënyrën më të mirë vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100 %.
Makolli: Është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje
Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli, ka thënë për “ Bota sot” se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kokëfortësi apo me mos dëgjueshmëri ndaj SHBA-së, por gjendemi në një situatë nga e cila faktori i brendshëm politik duhet të nxjerre maksimumin e mundshëm.
Ai konsideron se kur një problem kalon që të zgjidhet me anë të bisedimeve, atëherë duhet ditur që asnjëra palë, nuk mund të arrij që ta fitoj maksimumin e planifikuar.
“Të gjithë liderët e Kosovës dhe partitë politike kanë qenë unik dhe të një zëri për vënien e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Dhe ky unitet qëndron ende, por situata paksa ka ndryshuar pasi që miqtë tanë relevant perëndimor e sidomos SHBA po kërkojnë heqjen e taksës. Mendoj se tani është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje salomone, e cila kishte për t`i hapur rrugët e arritura drejt synimeve tona, duke pasur përkrahjen jetike të SHBA-ve”, ka thënë Makolli.
Sipas tij, në këtë rast duhet të lihen anash të gjithë interesat individuale dhe partiake e nëse është nevoja edhe të flijohen këto interesa, në të mirë të interesit të shtetit të Kosovës.
“Një ëndërr e jona shekullore e realizuar me ndihmën e NATOS-së dhe SHBA-ve duhet të jetësohet deri në maksimum duke arritur kështu që të bëhemi anëtare e organizmave ndërkombëtare dhe ulësen e dytë shqiptare në OKB. Dhe ky sukses dihet që arrihet vetëm me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar dhe SHBA-së. Madje, jam shumë i bindur që të gjithë faktorët politik të vendit do të gjejnë zgjidhje, duke ruajtur unitetin tonë si dhe miqësinë me nunin e pavarësisë dhe SHBA-në” është shprehur, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli.
Zogaj: Vendimi për taksën ishte plotësisht i drejtë dhe ligjor
Kurse, për analistin politik Skender Zogaj, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë.
“Ky vendim ndoshta mund të jetë edhe jo shumë i qëlluar politikisht dhe diplomatikisht, pasi ka ndodhur në kohë dhe rrethana të ndjeshme, që kanë të bëjnë me dialogun për zgjidhjen e problemeve ndërshtetërore Serbi- Kosovë me ndërmjetësim ndërkombëtar. Por, megjithatë duhet cekur se kryeministri Haradinaj, ka ndërmarr një vendim plotësisht të drejtë dhe ligjor, andaj nuk besoj se këmbëngulja e tij, për ta mbajtur taksën mund të rrezikoj miqësinë me aleatët tanë. E them këtë pasi kërkesat e miqve janë të vullnetit të mirë dhe jam më se i bindur se janë s’provuese për të pa edhe seriozitetin shtetëror të Kosovës”, ka thënë Zogaj.
Sipas tij, Haradinaj kësaj radhe ka nevojë për mirëkuptim dhe përkrahje nga të gjitha institucionet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, për të hequr dorë nga produktet serbe madje edhe me çmimin e urisë.
“Kjo duhet të ndodh nëse Kosova detyrohet të heq taksën dhe nëse kjo arrihet atëherë aleatët do ta forcojnë miqësinë me Kosovën”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.
Zgjidhjet e mundshme për taksën sipas prof. Mehazin
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka pohuar se, Haradinajt pas politikës dështuese me Çakorrin nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të mos lëshojë pe ndaj taksave serbe.
Ai ka thënë se, Haradinaj është i vetëdijshëm me gabimin politik me Çakorrin dhe për të fituar poenë politike këmbëngulë me taksat serbe, duke e ditur se karta e fundit e mbetjes në skenën politike janë taksat, përndryshe do mbetet politikisht i humbur e i zhgënjyer.
“Varianti tjetër i refuzimit për heqjen e taksave është se, mos ndoshta ai është i porositur nga oficerët ushtarak të SHBA-ve që të këmbëngul ndaj taksave, e ndoshta Haradinaj s’shkon krye në vete. Apo mos ndoshta luhet ndonjë lojë në mes elitës politike e ushtarake amerikane, politikisht t’i heqin taksat e ushtarakisht jo. Mendojë se me taksat serbe nuk mund të izolohet Kosova, po mund të fitojë dhe nëse shkak për dialogun Serbi-Kosovë janë taksat, atëherë hiqen ato dhe topi i së keqes i mbetet Serbisë”, ka thënë Mehazi.
Sipas tij, edhe nëse nuk i hiqen taksat Serbisë, prapë Kosova nuk humb asgjë, sepse assesi nuk mund të izolohet Kosova, pasi taksat serbe janë zero për të izoluar Kosovën.
“Problemi i taksave zgjidhet në moment vetëm me dorëheqjen e Haradinajt dhe ja zgjidhja e problemit, puna e Kosovës është shumë më e madhe, sesa taksat ndaj Serbisë. Pra, Haradinaj ose luan lojë të madhe politike në dobi të Kosovës e partisë së tij, ose veprimet e tij inatçore politike e hedhin në harresë e izolim vet Haradinajn e jo Kosovën”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Sulejmani.
Reciprociteti si alternativë
Kurse, opinionisti Nexhat Haziri, ka pohuar se vendimi për taksën, që në fillim ishte populist, si rezultat i dështimit të institucioneve shtetërore për anëtarësim në Interpol dhe dështimin për ta marrë liberalizimin e vizave.
Sipas tij, institucioneve tona, sidomos kryeministrit i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor, dhe gjeti mënyrën e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100%.
“Ky vendim jo vetëm që ishte i nxituar, i pa studiuar por edhe pa i njoftuar dhe koordinuar edhe me aleatet tanë. E mira do të ishte sipas mendimit tim që Kosova të ndiqte formën e reciprocitetit me Serbinë, por edhe me Bosnjën, që do të ishte hap apo vendim normal. Tani se a rrezikon Kosova të izolohet pas këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj për mos pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe, përkundër ftesës për ta bërë një gjë të tillë nga aleatet tanë siç janë SHBA-të dhe të tjerët, mendoj se po, dhe kjo do të ishte një nga pasojat më të rënda për Kosovën, sidomos tani kur rejtingu i saj në rrafshin ndërkombëtar është shumë i ulët, për të mos thënë dëshpërues edhe tek aleatët tanë, me mënyrën e qeverisjes së vendit nga koalicioni PAN”, ka thënë opinionisti Haziri.
Ai konsideron se, kryeministri Haradinaj, para se të mendoj për karrigen e tij të kryeministrit, duhet të mendoj dhe të reflektoj në atë që po kërkojnë aleatët tanë, dhe kjo do i shërbente interesave të Kosovë.
“Është fakt se Serbia po ndjekë një politikë destruktive në raport me Kosovën, por për t’iu kundërvënë kësaj politike të Beogradit duhet një bashkëveprim dhe bashkë koordinim edhe me aleatët tanë SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, në mënyrë që këta jo vetëm të jenë të informuar, por mos të zihen në befasi me vendimet tona të përshpejtuara dhe të pamenduara mire. Një koordinim i tillë është në interes të Kosovës dhe perspektives tonë integruese euro-atlantik”, ka theksuar ai.
Kadriaj: Nëse i kemi besuar SHBA-ve me të gjitha proceset, atëherë përse mos ti besojmë tani
Kurse, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka pohuar se nëse taksa deri më tani ka qenë efektive si nga aspekti politik ashtu edhe ekonomik mendoj që tani më me kërkesën e vazhdueshëm nga miqtë e Kosovës konkretisht të SHBA-ve çdo ditë do të dëmtoj proceset.
Sipas tij, me këto veprime tani e tutje kryeministri Haradinaj mund të këtë efekt popullist për vetveten, por perspektivën e Kosovës do ta dëmtojë.
“Një gjë duhet të kenë të qartë të gjithë që Kosova nuk ia ka borxh ti humb miqtë ndërkombëtar për karrierë të tij apo për efekte në elektorat. Kosova është më e rëndësishme sesa karriera e kryeministri aktual, por edhe e kujt do qoftë çdo ditë mund ta dëmton perspektivën e Kosovës. Nëse i kemi besuar SHBA-ve me të gjitha proceset, atëherë përse mos ti besojmë tani, ku deri më tani ka dëshmuar që është perspektiva e Kosovës si shtet”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Kadriaj.
Ai ka thënë se tani e tutje efekti do të jetë taksa dhe ndarja e Serbisë, pasi me këtë rast është arritur edhe efekti i vet, pasi është rritur edhe vetëdija qytetare sepse tani barkodi 860, është i njohur për blerësin dhe secili do të largohet nga ky barkod.
“Pra me këtë dua të theksoj që Kosova duhet ti jep prioritet bisedimeve dhe të mbyll procesin e bisedimeve për ti hapur vetvetes anëtarësimin në organizatat e rëndësishme ndërkombëtarë sic janë UNESCO, INTERPOLI dhe OKB. Kështu qe veprimet kryeneçe të kryeministrit nuk i kontribuojnë Kosovës me të duhet të reflektojë kryeministri sepse edhe qytetari i Kosovës nuk është i interesuar që të humb një mik siç janë SHBA-ja”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj.