Rrugët e qytetit të Dibrës të Maqedonisë edhe pas shumë premtimeve gjatë fushatës mbeten ende në gjendje të mjerueshme.
Plani vjetor i Programit për ndërtim, rindërtim, mbrojtje dhe mirëmbajtje të rrugëve në qytetin e Dibrës thuajse ka dështuar. Nga ky plan nuk është realizuar thuajse asgjë nga ajo që ka qenë premtuar dhe planifikuar për vitin 2020.
Buxheti i planifikuar për mirëmbajtje të rrugëve ka qene 54.900.000 denare ndërkohë është realizuar vetëm 5.811.000 denarë e konvertuar në përqindje të realizimit 11%.
Rrugë të planifikuara për ndërtim, rikonstruim dhe asfaltim kanë qenë të planifikuara 16, ndërsa të realizuara 0.
Menaxhimi i komunës së Dibrës nga kuadrot e Bashkimit Demokratik gjatë këtij viti ka dështuar dhe kjo shihet qartë duke u bazuar në mosrealizimet e planeve dhe programeve vjetore./InfoShqip.com