Me një votim bindshëm anti Brexit, kryeministrja britanike Theresa May ka dështuar të bindë kolegët e saj për votat që do sjellnin divorcin përfundimtar mes Britanisë dhe BE, informon foldrejt.com.
432 deputetë votuan kundër Brexit, ndërsa ‘për’ 202 deputetë. Krahas partive opozitare në përkrahje të saj kanë ardhur edhe shumë konservatorë. Kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim.
May i kishte bërë një apel të fundit kolegëve të saj për ta mbështetur, në përmbylljen e një debati tetëditor për “Brexit”.
Ajo u kishte kërkuar atyre të mos e shkelnin premtimin e tyre ndaj popullit britanik për të përmbushur “Brexit”-in, daljen e Britanisë nga BE-ja.
Shefi opozitar Corbyn ka kërkuar një mocion votëbesimi ku me gjasë May nuk do jetë më kryeministrja e vendit. Tashmë gjithçka komplikohet për të ardhmen e Britanisë në BE./Foldrejt.com