Një person ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit në fshatin Peran të Podujevës.
Klankosova.tv mëson se personi që mbeti i vrarë është Edon Ismajli.
Rasti është konfirmuar më parë për Klankosova.tv, nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjentë”, është shprehur Borovci.