Dhjetë avionë luftarakë kinezë kanë fluturuar mbi vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit, vijën e demarkacionit jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, ndërsa Pekini zyrtar vazhdon aktivitetet e tij ushtarake pranë ishullit.
Në 24 orët e fundit, nëntë avionë luftarakë kinezë dhe një dron ushtarak kaluan vijën qendrore, sipas një njoftimi të rregullt nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit për aktivitetet ushtarake kineze, raporton Reuters.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se një avion luftarak u dërgua për të paralajmëruar avionët kinezë dhe se avionët kinezë u monitoruan dhe gjurmoheshin nga sistemet raketore kundërajrore./FolDrejt/