Tensionet janë shtuar risht, ndërsa askush nuk e përjashton mundësinë e shpërthimit të një lufte të re. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Kina ka dërguar të dielën 39 aeroplanë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Lajmi për ngritjen e avionëve kinezë, është bërë i ditur Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, transmeton Fol Drejt.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, fluturimi i aeroplanëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore vijnë një ditë pasi SHBA-të dhe marina japoneze kryen një shfaqje të forcës në Detin Filipine. Ky i fundit është zona e Oqeanit Paqësor në lindje të Tajvanit, mes ishullit të vetëqeverisur dhe territoreve amerikane të Guam-it dhe Ishujt Mariana Veriore.
Sipas disa burimeve, Marina Amerikane në një deklaratë bëri të ditur se anijet luftarake po kryenin stërvitje për të “ruajtur dhe mbrojtur një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”. Tajvani dhe Kina kontinentale qeverisen në mënyrë të ndarë qëkur nacionalistët e mundur u tërhoqën në ishull në fund të luftës civile kineze mbi 70 vite më parë.
Partia në Kinë e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Së fundi, shtetit të udhëhequr nga Xi Jinping i janë shtuar ambiciet, ndërsa paralajmërimet për një ndërhyrje ushtarake në Tajvan, janë shpeshtuar./FolDrejt/