Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, vizitoi sot komunën e Skenderajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari.
Mes tjerash gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për manifestimin të datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, e i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Edhe këtë vit, Gashi dhe Jashari u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e familjes Jashari për bashkatdhetarët, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të familjes së Komandantit Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon Ditën e Diasporës.
Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimet për Gazetarin/ Storien e vitit për Diasporën.
Gjatë ditëve në vijim, MDIS do të publikojë edhe kalendarin e aktiviteteve për këto dy ditë