Për të luftuar krizën e shkaktuar nga Covid19, kryeministri maqedonas Zoran Zaev kërkon të kthejë Shkupin në një Amsterdam të Ballkanit: si shteti i parë në gadishullin ballkanik që do legalizojë tërëissht marihuanën.
Kjo ka shkaktuar jehonë edhe te mediat gjermane, si Die Presse dhe Deutsche ëelle. Austriakja Die Presse shkruan se Maqedonia e Veriut kërkon të kthehet në superfuqi kanabisi, kurse për Zaevin shembull dhe pasqyrë është Hollanda.
I pyetur se mos vallë Zaevi kërkon ta kthejë Shkupin në një Amsterdam, ai përgjigjet: “Pse jo? Ky është qëllimi!”, thotë kryeministri Zaev, ku kushëriri i tij Trajçe Zaev merret me kultivimin e kanabisit.
Përveç Maqedonisë Veriore, edhe Kroacia kërkon ta legalizojë marihuanën./Foldrejt.com