Largimi i ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski nga Maqedonia, po përbën një temë të rëndësishme edhe te mediat ndërkombëtare. Konservatorja gjermane “Die Welt” ka paraqitur hartën e mundshme të largimit të Nikola Gruevskit nga Shkupi drejt Budapeshtit, ku sipas saj ai ka dalë nga Dibra drejt Shqipërisë dhe më pas përmes Malit të Zi ka udhëtuar në Bosnjë, Kroaci, Slloveni dhe më pas në Hungari (shih hartën).
E gjithë kjo mund të ketë ndodhur që Gruevski të ketë pasur një pasaportë bullgare ose ndonjë pasaportë të ndonjë shteti tjetër, siç veprojnë shpesh diplomatët dhe politikanët”, përcjell foldrejt.com.
Procesi i azilkërkimit të Gruevskit mund të zgjasë me muaj, por pavarësisht se është mik i kryeministrit Viktor Orban, strehimi i tij vetëm se mund të dëmtonte këtë të fundit – pasi Gruevski tashmë është personalitet i dënuar për krime – është toksik, shkruan më tej në artikullin e gazetarit hungarez Boris Kalnoky për “Die Welt”.
Orban nuk duhet ta shikojë Ballkanin si dukur mbretërit e Hungarisë – nën sferën e tyre të ndikimit, thotë në fund një vëzhgues./Foldrejt.com