Pos që do të keni stomak plotësisht të rrafshët vetëm brenda vetëm 24 orëve, ky regjim do t’ju pastrojë nga të gjitha toksinet.
Nëse pas pak ditësh duhet të shkoni në ndonjë aheng, ngjarje shoqërore apo dasmë dhe duhet të vishni fustanin tuaj të preferuar, shtresat dhjamore në stomak janë ajo më e keqja që mund t’ju ndodhë.
Për këto raste ideale është e ashtuquajtura dietë e jashtëzakonshme, e cila ndryshe quhet edhe dietë e shpejtë, transmeton Telegrafi.
Kjo dietë u ndihmon shumë njerëzve, të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të hequr peshën trupore, sepse do të ndihmojë që të liroheni nga shtresat dhjamore brenda vetëm një nate!
Veç kësaj, kjo dietë do t’ju ndihmojë në eliminimin e toksineve dhe në pastrimin e trupit brenda 24 orëve.
Dieta e jashtëzakonshme bazohet në lëngje dhe çaje, sepse këto pije ndihmojnë të pastroni trupin tuaj shumë më shpejt dhe më lehtë.