Një grua 41-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara, dikur e njohur për dhënien e këshillave prindërore në YouTube, është arrestuar dhe akuzuar për abuzim të rëndë të fëmijëve në shtetin e Utah, pasi djali i saj i dobësuar iu afrua shtëpisë së një fqinji duke kërkuar ushqim, thonë autoritetet, shkruan Al Jazeera.
Ruby Franke, kanali i fshirë i së cilës tani 8 Passengers kishte 2.5 milionë abonentë, u arrestua të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Utah, Ivins, së bashku me partnerin e saj të biznesit, Jodi Hildebrandt.
Franke, nëna e gjashtë fëmijëve, së fundmi është shfaqur në videot në YouTube me 54-vjeçaren Hildebrandt, të cilat janë postuar në internet nga biznesi i këshillimit të kësaj të fundit, ConneXions Classroom.
Dy gratë u akuzuan zyrtarisht të Premten në Uashington County, sipas uebsajtit lokal St George News.
Secila prej tyre përballet me gjashtë akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve.