Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov ka habitur me deklaratat e tij nga Ankaraja e Turqisë. Në momentin kur thuajse të gjithë banorët e vendit të tij besojnë se Marrëveshja e Prespës është drejt përfundimit, Dimitrov theksoi se ka “gjasë shumë të madhe që ajo të dështojë.”, informon foldrejt.com.
Komentet e tij lidhen kryesisht për parlamentin grek, që qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras shpëtoi vetëm për një votë, megjithatë kur është te Marrëveshja e Prespës, Cipras mund të tradhtohet edhe nga deputetët e tij./Foldrejt.com