Numri një i diplomacisë maqedonase, Nikola Dimitrov, ka folur për një intervistë me IBNA se vendet tjera të rajonit duhet të ndjekin shembullin e Shkupit dhe Athinës. Ai e kishte konkretisht për Serbinë dhe Kosovën, të cilat kanë tensionuar marrëdhëniet mes veti.
“Ne ende kemi probleme në rajon. Shpresoj se ajo që kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë një burim frymëzimi dhe motivimi edhe për problemet tjera që duhet të zgjidhen, siç është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Një problem në rajon na prek të gjithëve dhe suksesi i një vendi ndikon edhe në vendet e tjera në rajon. Është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. Votimi ynë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ishte konsistente siç votuam më parë. Ne ndjekim partnerët tanë nga BE dhe NATO, do të bëjë gjithçka që marrëdhëniet tona me Beogradin dhe Prishtinën të jenë pozitive”, tha Dimitrov, përcjell foldrejt.com.