Vendpushimet e skive në Zvicër po kalojnë një sezon nën pritshmëritë për shkak të temperaturës mbi normat sezonale në Evropë këtë vit.
Sipas informacionit të siguruara nga Anadolu Agency (AA), mungesa e reshjeve të mjaftueshme të borës këtë vit në Alpet zvicerane, ku në këtë periudhë të vitit në kushte normale janë shënuar temperatura rekord të ulëta, vazhdon të jetë problem për skiatorët dhe operatorët e vendpushimit të skijimit, transmeton Fol Drejt.
Me efektin e ndryshimeve klimatike, thuhet se temperaturat ishin mbi normat sezonale në të gjithë Evropën, veçanërisht në ditët e para të vitit dhe në disa vende u regjistruan temperatura mbi 20 gradë.
Ndërsa evropianët po shijonin motin me diell dhe të ngrohtë në janar, kjo pamje ndikoi negativisht në turizmin e skijimit në Zvicër.
Në Alpet zvicerane u përjetua një temperaturë e pazakontë sezonale, më 1 janar u regjistrua “temperatura më e lartë e janarit e të gjitha kohërave” në veri të Alpeve me 20,9 gradë.
Dëbora e kufizuar në Alpe bëri që skiliftet të mbyllen, sidomos në zonat e ulëta dhe turistët që duan të bëjnë ski u detyruan të drejtohen në pistat më të larta.
Disa biznese në Zvicër kanë hapur pista verore për çiklizëm në vend të zonave të sporteve dimërore.
– Anulohet Festivali Botëror i Borës
Disa vendpushime skijimi në rajonin Splügen-Tambo në kantonin Graubünden kanë vendosur të mbyllen deri në një njoftim të dytë për shkak të mungesës së borës, shiut të dendur dhe temperaturave të larta.
Zyra Federale e Zvicrës për Shkencën e Klimës dhe Motit njoftoi se temperaturat e larta pritet të vazhdojnë, me valë të nxehta që vijnë nga perëndimi dhe jugperëndimi.
Përderisa reshjet e borës shihen në malet mbi 2 mijë metra, rajonet e poshtme nuk kanë pasur reshje të mjaftueshme bore këtë vit.
Gjithashtu është anuluar Festivali Botëror i Borës, i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në fshatin Grindelwald të qytetit të Bernit.
Zyrtarët thanë se deri në momentin e fundit u përpoqën ta mbanin festivalin, por u detyruan të hiqnin dorë.
– Numri i turistëve u rrit, kurse numri i skiatorëve u ul
Pavarësisht motit të nxehtë, turizmi në Zvicër ka ruajtur vitalitetin e tij gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa shkalla e akomodimit në fshatrat e pushimit është rritur me 3 për qind krahasuar me një vit më parë, me efektin e turistëve të huaj.
Megjithatë, numri i skiatorëve që shkojnë në Alpe u ul me 8 për qind.
Sipas informacioneve të AA-së nga një pronar hoteli, volumi i biznesit të hoteleve me qendra skijimi që janë nën 1.800 metra ka rënë këtë vit.
Mungesa e borës së mjaftueshme në këtë lartësi solli në pakësim të turistëve.
Të pasionuarit e skive preferojnë hotelet e vendosura mbi 2.000 metra për të përdorur pistat e skive dhe teleferikun./FolDrejt/