Buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë.
Por ajo që na mundon shpeshherë është zgjedhja midis shumë llojeve të bukësh që ekzistojnë në treg, përcjell Fol Drejt.
Të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë:
Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit
Ka dy ndryshime kryesore te lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre: mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.
Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por te buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit: lëkurën bashkë me farën, ndërsa te buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.
Procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.
Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.
Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.
Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.
Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë te kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme./FolDrejt/