Sot u plagosën me thikë disa persona në Paris të Francës.
Sulmuesi i dyshuar me thikë që plagosi disa persona në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris është neutralizuar, konfirmoi ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Një person plagosi disa njerëz mëngjesin e sotëm në Gare du Nord. Ai u neutralizua shpejt”, shkori në Twitter ministri Darmanin.
Ai falënderoi policinë për “reagimin e saj efektiv dhe të guximshëm”.
Sipas transmetuesit francez BFMTV, i dyshuari ishte një burrë, ndërsa incidenti shkaktoi ndërprerje të trafikut.
Në vendngjarje janë nisur edhe ekipet mjekësore./FolDrejt/