Sot është ditë e premte, dita e xhuma, ku besimtarët muslimanë bëhen bashkë në xhami dhe falin namazin e xhumasë.
E në këtë ditë Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë ka postuar një hadith të profetit Muhamed alejhi selam.
“Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë:
“Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.
“Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë”. /FolDrejt/