Kryetari i qytetit polak, Danzig, Pawel Adamowicz u sulmua dje mbrëma me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës dhe tani sapo është konfirmuar vdekja e tij, shkruan foldrejt.com.
Sipas mediave të huaja u raportua se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin qytetin nga viti 1998. Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes dhe mendohet se ka dashur të hakmerret ndaj kryetarit i cili ‘mendohet se e ka burgosur më parë’.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga po i njëjti qytet, ka thënë përmes një postimi në Tëitter: “Le të lutemi të gjithë për Kryetarin Adamoëicz. Pawel, ne jemi me ty”./Foldrejt.com