Një ditë më parë, një fabrikë e mjedrave është kapluar nga zjarri në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Për rastin detaje janë dhënë nga policia përmes raportit 24 orësh
Policia bën me dije se pas marrjes së dëshmive është kuptuar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasoje e ndonjë defekti me energji elektrike.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Podujevë / 14.04.2024 – 10:30. Raportohet se një depo e cila shërben për grumbullimin e frutave të imëta është përfshirë nga zjarri. Njësia e zjarrfikësve ka dalë vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar për shuarjen e zjarrit, kurse njësia policore ka intervistuar dy dëshmitarë dhe viktimën që kanë deklaruar se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti me energji elektrike”, thuhet në njoftimin 24 orësh.