Doktor Agolli do konkurrojë për të parin e Dibrës

Sonte në ora 20:00,në ambientet e Qendrës për Kulturë,Aleanca për Shqiptarët dega Dibër mbajti kuvendin zgjedhor për kandidatin i cili do garojë për postin e Kryetarit të Komunës në zgjedhjet lokale(të jashtzakonshme) të 21 prillit në Dibër. Kuvendin e hapi Kryetari i degës,prof. Ilirjan Fetahu i cili dha një raport mbi aktivitetet e degës që nga kuvendi i kaluar deri tek ky sonte, përcjell foldrejt.com.

I deleguar nga Kryesia Qëndrore e A.SH-së për të mbykqyrur mbarvajtjen e këtij kuvendi,ishte zotëri Syrija Rashidi,deputet në parlamentin e Republikës të Maqedonisë të Veriut nga rradhët e A.SH-së i cili në fjalimin e tij,paraqiti situatën aktuale politike në vend si dhe potencoi rrëndësinë e dyfishtë të këtyre zgjedhjeve.Në praninë e 59 nga gjithsej 65 kuvendarëve, me votë unanime,kandidat për garën e Kryetarit të Komunës,u zgjodh dr.Arben Agolli.

Arben Agolli ka garuar edhe në zgjedhjet e fundit komunale në Dibër, ku në raundin e parë mori 2595 vota, kurse në raundin e dytë 3918 vota.

Tashmë pritet që edhe partitë tjera të nxjerin kandidatët e tyre – nga BDI, Alternativa dhe me gjasë edhe LSDM./Foldrejt.com