fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Doktori që ka jetuar 105 vjet dhe ka studiuar jetëgjatësinë: Mos u pensiononi, argëtohuni dhe kujdesuni për peshën

Doktori që ka jetuar 105 vjet dhe ka studiuar jetëgjatësinë: Mos u pensiononi, argëtohuni dhe kujdesuni për peshën

4 Qershor, 2018
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
I gjetën marihuanë në portofol, përfundon në pranga një femër në Pejë

Sekuestrohen substanca narkotike në Dubravë

17 Gusht, 2022
Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, arratiset i dyshuari

Pejë/Burri rrah bashkëshorten

17 Gusht, 2022
Dhunë në familje, nusja ankohet se u sulmua nga motra e burrit

Dhunoi shtetasen e huaj, policia vë në pranga të dyshuarin

17 Gusht, 2022
Digjet ish-senatori bashkë me nipin në makinë, dyshohet se u vranë nga një bandë e zonës

Shkrumbohet një veturë në Dragash, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

17 Gusht, 2022
I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

17 Gusht, 2022
U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

17 Gusht, 2022
Sot në Bruksel Kryeministri Kurti takohet me Stoltenberg-un dhe Vuçiqin

Sot në Bruksel Kryeministri Kurti takohet me Stoltenberg-un dhe Vuçiqin

17 Gusht, 2022
Nga mungesa e kësaj vitamine mund të përfundoni në depresion

Vini re! Shenjat po iu tregojnë se vuani nga depresioni

17 Gusht, 2022
A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Doktori që ka jetuar 105 vjet dhe ka studiuar jetëgjatësinë: Mos u pensiononi, argëtohuni dhe kujdesuni për peshën

4 vjet më parë
in Shëndeti
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Doktori që ka jetuar 105 vjet dhe ka studiuar jetëgjatësinë: Mos u pensiononi, argëtohuni dhe kujdesuni për peshën

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Dr. Shigeaki Hinohara, meritor për ndërtimin e themelit të medicinës japoneze dhe doktor i cili ka ndikuar që Japonia të bëhet udhëheqëse në botë për kah jetëgjatësia, shpeshherë e ka praktikuar atë që ua ka këshilluar tjerëve.

Gjatë një interviste të tij, ai ka treguar disa këshilla bazike se si të jetoni shumë gjatë. Mes tyre, ka qenë edhe kjo: Mos u pensiononi fare. Por, nëse patjetër iu duhet të pensionoheni, bëjeni atë pas moshës 65 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Lexoni edhe..

Vini re! Shenjat po iu tregojnë se vuani nga depresioni

A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në intervistë ai ka shpjeguar se mosha për pensionim në Japoni ka qenë 65 vjet atëherë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 68 vjet. Tani, njerëzit janë duke jetuar shumë më gjatë – dhe jetëgjatësia mesatare në Japoni (po flasim për vitin 2015) është pothuajse 84 vjet, prandaj edhe duhet të pensionoheni më vonë.

Deri pak muaj para vdekjes së tij me 18 korrik në Tokio, siç raporton prestigjiozja The New York Times, Hinohara kishte vazhduar t’i trajtonte pacientët dhe punonte 18 orë në ditë. Ai ishte 105 vjeçar!

“Ai besonte se jeta është gjithçka rreth kontributit apo ndihmesës, prandaj edhe e kishte dëshirën e mahnitshme për t’i ndihmuar tjerët, për ‘tu zgjuar herët në mëngjes dhe për të bërë diçka të mirë për persona tjerë. Ai gjithmonë kishte qëllime ditore, ditore dhe qëllime për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Kawaguchi për BBC.

Këshillat e Hinoharas për të jetuar mirë e gjatë, ndër tjerash, kanë qenë:

– Brengosuni më pak për t’u ushqyer shëndetshëm apo për të fjetur më shumë, si dhe argëtohuni më shumë. “Të gjithë e mbajmë mend se si fëmijë, atëherë kur të gjithë argëtoheshim, shpeshherë harronim të hanim apo të flinim. Besoj se këtë qëndrim duhet ta mbajmë edhe si të rritur. Nuk është mirë ta lodhni trupin me shumë rregulla si koha e darkës apo koha e gjumit.”

– Nëse dëshironi të jetoni gjatë, kujdesuni për peshën. “Për mëngjes unë pijë kafe, një gotë qumësht dhe pak lëng portokalli me një lugë gjelle vaj ulliri në të. Vaji i ullirit është i mahnitshëm për arteret dhe e mban lëkurën të shëndetshme. Në drekë konsumoj qumësht dhe disa biskota, ose asgjë fare kur jam i zënë. Unë asnjëherë nuk kam uri sepse përqendrohem në punë. Në darkë ha perime, pak peshk dhe oriz, si dhe, dy herë në javë, 100 gramë mish.”

– Mos e dëgjoni verbërisht atë çfarë jua thotë doktori. “Kur doktori jua rekomandon ta bëni ndonjë analizë apo t’i nënshtroheni ndonjë operacioni, pyeteni doktorin nëse do t’ua sugjeronte të njëjtën gjë bashkëshortes apo fëmijëve të vet të njëjtën procedurë. Ndryshe nga ç’mendojnë shumica, doktorët nuk mund ta shërojnë çdo person, prandaj përse të shkaktojmë dhimbje të panevojshme me operacion? Unë mendoj se muzika dhe terapia me kafshë mund të ndihmojnë shumë më shumë se ç’mund ta imagjinojnë doktorët”.

– Për ta mposhtur dhimbjen, argëtohuni. “Dhimbja është misterioze, ndërkaq argëtimi është mënyra më e mirë për ta harruar atë. Nëse një fëmijë ka dhimbje dhëmbi dhe filloni të luani diçka bashkë, menjëherë ai fëmijë e harron dhimbjen. Spitalet duhet ta kenë parasysh nevojën bazike të pacientëve: Të gjithë kemi nevojë për argëtim.”

– Gjithmonë ecni shkallëve dhe mbani vet gjërat e juaja. “Përveç se gjithmonë ngjitem shkallëve e jo me ashensor, unë gjithashtu i kapërcej dy shkallë njëherazi në mënyrë që t’i angazhoj edhe më shumë muskujt”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vendet që nuk do të ketë rrymë

Lajmi tjetër

Bill Gates: Po afrohet një sëmundje e cila mund t’i vret 30 milionë persona brenda gjashtë muajve

Të ngjajshme

Nga mungesa e kësaj vitamine mund të përfundoni në depresion
SHENDETESI

Vini re! Shenjat po iu tregojnë se vuani nga depresioni

17 Gusht, 2022
A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?
SHENDETESI

A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

17 Gusht, 2022
Cilat janë dobitë e përdorimit të çokollatës?
Shëndeti

Cilat janë dobitë e përdorimit të çokollatës?

15 Gusht, 2022
Vendimi i qeverisë për ta shërbyer ujin e rubinetit pa pagesë mirëpritet nga gastronomët
SHENDETESI

Uji i tepërt ua nxit shtimin në peshë?

15 Gusht, 2022
Kjo është mënyra më e mirë për të përballuar stresin sipas hulumtimeve të reja
SHENDETESI

Çka nëse e teproni me vitaminë D?

15 Gusht, 2022
Cilat janë shenjat paralajmëruese të ankthit?
Shëndeti

Vuani nga ankthi, këto janë shenjtat që po iu paralajmërojnë

15 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Të gjitha trupat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga centrali bërthamor dhe zonat fqinje pa asnjë kusht”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM