Një banor i Kryonerit kishte dalë për gjueti… mbrëmë vonë në zonën e tij, në kërkim të derrave të egër. Kur e kuptoi që kafshët ishin afër, ai nxori çiften dhe filloi t’i qëllonte.
Por pakujdesia e tij për pak çoi në tragjedi, pasi një fqinjë që doli për të parë se çfarë po ndodhte mbeti e plagosur.
Menjëherë është njoftuar policia dhe autori është arrestuar në vendngjarje. Ai arriti të vrasë një derr të egër dhe të plagosë një tjetër.
Rritja e popullsisë së derravetë egër ka marrë përmasa shpërthyese vitet e fundit, ndërkohë që në disa zona si Peloponezi dhe Maqedoni janë kërkuar vazhdimisht masa për përballimin e problemit.
“Kryoneri kthehet natën në zonë lufte”
Drejtuesja e mirëqenies së kafshëve në komunën e Dionysos, Maria Antonopoulou, foli për një zonë lufte.
“Pa e ekzagjeruar, në mbrëmje njerëzit janë të frikësuar të dalin shëtitje për shkak të të shtënave. Është sikur të jemi në një zonë lufte. Ndonëse bashkia e Dionisos ua ka bërë të qartë të gjithë qytetarëve se nuk do të tolerojë gjuetinë pa leje, ka nga ata që fatkeqësisht këmbëngulin sikur nuk kanë lekë të shkojnë te kasapi dhe të blenë mish.”/abcnews.al/